HARADINAJ: NUK MENDOJMË TË KTHEHEMI NË KUVEND

Haradinaj rikonfirmon qëndrimin se nuk do të ketë normalitet në Kuvend pa anulim të marrëveshjeve.

Pavarësisht paralajmërimeve të kryeparlamentarit Kadri Veseli se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet shumë shpejt, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në emër të opozitës bën thirrje që të mos thirret seanca e radhës pa anulim të marrëveshjeve.

Ai deklaroi në që nuk duhet edhe më tutje të sprovohet durimi i askujt.

Haradinaj rikonfirmon qëndrimin se nuk do të ketë normalitet në Kuvend pa anulim të marrëveshjeve. Për opozitën as pezullimi i marrëveshjeve nga Kushtetuesja nuk është i dobishëm për një rrjedhë normale të jetës parlamentare në vend.

“Nuk është mirë me e provu edhe ma tutje ta quajmë ashtu durimi i askujt. Mendoj se kemi mjaft përvojë, ndryshe nuk mundet me shku përpara Kosova me këto dy marrëveshje. Është shumë ma në rregull me i dhanë epilog këtyre dy marrëveshjeve që me i hap perspektivë edhe jetës institucionale dhe në përgjithësi jetës në Kosovë por insistimi me çdo kusht me mbajtë seancë nënkupton insistim me çdo kusht me vazhdu normalitetin me këto vendime të marra derisa s’anulohen këto vendime nuk mundet me shku normal Kosova. U vërtetu në UNESCO, u dha porosia e qartë se konsesionet që i ka bërë Kosova nuk kanë asnjë dobi”, tha Haradinaj.RTK.