Haradinaj: Opozita nuk do ta pengojë fjalimin e Presidentes

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të bllokojnë fjalimin e presidentes në Kuvend.

Por ka thënë se do të shprehin kundërshtinë e tyre ngjashëm sikurse në seancat solemne kur deputetëve iu ishin drejtuar presidenti austriak Heinz Fischer dhe komisioneri Johanes Hahn.

“Nuk do ta bllokojmë por do ta kundërshtojmë në mënyrën që kemi kundërshtu seancat paraprake. Në ndonjë mënyrë mund të shprehim ndonjë pikëpamje tonë ashtu siç ka ndodhur edhe në vizitat e Presidentëve, p.sh, Presidentit Fischer ose Hahn”, ka thënë Haradinaj për RTV21.

“Ne nuk e kemi me aq rëndësi mënyrën qysh ja shprehim Presidentes kundërshtimet tona, ajo i ka dëgju qëndrimet tona”, ka thënë më te lideri i AAK-së.