Hasani: Është marrë për bazë deklarata e rrejshme e gjyqtarit, ai nuk meriton t’i thuhet as mirëdita

Mbrojtësi i Gjilanit, Fidan Hasani, është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës me dy muaj mos lojë për shkak të incidentit të ndodhur në ndeshjen Feronikeli – Gjilani, sfidë e cila i takoi javës së 16-të të Raiffeisen Superligës.

Futbollisti i njohur thotë se është dënuar pa të drejt. Ai ia ka lënë fajin gjyqtarit Besfort Kosumi. “Ky dënim është totalisht i pa merituar. Nuk e di se për çfarë arsye më kanë dënuar në atë masë. Gjyqtari ka dhënë deklarata të rrejshme të cilat po merret për bazë, kinse unë e kam sharë atë. Shihet shumë mirë se unë nuk jam kthyer fare nga tribuna, kur e kam marrë kartonin e lërë më që të provokojë. Fajtori kryesor është gjyqtari, i cili edhe më ka përjashtuar pa të drejt.

Unë nuk e kam sharë atë për hatër të vëllait të tij. Ai nuk e meriton që t’i përshëndetet as me mirëdita”, ka thënë Fidan Hasani për Gazetaolle.com.