Hashim Thaçi na e paska akuzu rëndë Brukselin për viza

Shkruan: Milaim Zeka

Na erdhi nje lajm shume i zi nga Brukseli, po ama shume, shume i pritur, per nje pjese qe jemi pak a shume, njohes te politikave qe zhvillohen pertej katundit te Hashim Thacit, te Isa Mustafes, te Ramush Haradinajt, e te Albin Kurtit me Fatmir Limen.

E di qe opozita, ne baze te inatin qe e kane ndaj pozites, shume kane me u gezu sonte: deri ne orgazem. E di qe pozita, ne krye me Hashim Thacin e Isa Mustafen, bash kaps kane me u ba deri ne mengjes, duke mendu se cfare rrenash do na servirin ne popullit budalla, qe po te mos e kishim kete klase politike kaq te zgjuar, garant bari kishim me kullot ne vend te bukes qe po e hajme.

Po as pordhet e pozites, as fente e opozites, nuk i kalon neper hunde ky popull. Te gjithe e dine, se pozite e opozite, jane fajtor kryesor qe Brukeseli ka vendosur te na thure brenda kopshtit zologjik, te quajtur Kosove. Sonte vetem mafia e Kosoves eshte gezuar masshumti. Ata qe do te vajzdojne me shite viza. Ata qe do te vazhdojne me kalu ilegalisht neper kufi njerezit e shkrete.

Keta pozita dhe opozita nuk do ta kene asnje hall, perpos hallit qysh me rrejt e me i mbulu deshtimet e tyre. Keta politikanet tane, deputet e ministra, bashke me keshilltaret e tyre, deri tek truprojat, kane edhe pare, edhe viza, edhe munden me levize kah tju qohet. Femijet ei kane neper shkolla private, madje shumica neper vende perendimore. Spitalet i kane private.

Ne popullit te thjeshte, na ngelet vetem nje lutje: Zot mos e ba ma keq. Qysh ja kane nis, dojne me na qu ne ndonje lufte civile, sikur 97 ta ne Shqiperi.

Sa per kritikat e Hashim Thacit, besoni qe Brukseli as qe e rruan Trapin, qysh i thone ne Shqiperi!!!