“Hazard është i lumtur te Chelsea, nuk ka probleme me Moun

Thorgan Hazard ka folur për situatën që Chelsea po kalon dhe posaçërisht për situatën e Eden Hazardit.

Ylli i Borussia Monchengladbach, gjithashtu foli edhe për raportin e vëllait me trajnerin portugez, duke thënë se nuk ka asgjë negative.

“Besoj se Eden është shumë i lumtur te Chelsea, pasi deri më tani nuk më ka thënë të kundërtën”.

“Ai është pjesë e një ndër klubeve më të mëdha në botë dhe vitin e kaluar fituan shumë trofe”.

“Këtë vit situata është më e vështirë, por unë mendoj se ai është i lumtur te Blutë. Po ashtu me duhet të them se nuk kam dëgjuar për ndonjë marrëveshje në mes tij dhe Jose Mourinhos”, ka thënë Thorgan. /Telegrafi/