Haziri i pakënaqur me punën e disa ministrave

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se është i pakënaqur më punën e disa ministrave të Qeverisë së Kosovës, duke mos specifikuar emra.

Ai ka theksuar se nuk pret që të ketë riformatizim të Qeverisë së Kosovës, vetëm se sipas tij, do të plotësohen pozicionet vakante të krijuara pas largimit nga qeveria, të ish-liderit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Për momentin pozitat e lira në Qeveri, janë ato që i takojnë PDK-së. Nuk pritet ndonjë zhvillim i madh në këtë fazë sa i përket ndryshimeve të pozitave të ministrave që janë nga radhët e LDK-së”, Haziri. /Telegrafi/