Haziri: Po e ruajmë kuletën e popullit

Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili vjen nga radhët e LDK-së, mburret me punën që ka bërë ai, në dy vjetët e qeverisjes në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri thotë se Auditori i Përgjithshëm, nuk ka gjetur asnjë vërejtje në këtë Komunë.

“Është vërtetë impresive që Auditori i Përgjithshëm nuk ka dhënë asnjë vërejtje dhe rekomandim në Buxhet dhe Financa. Kjo e arritur është si rezultat i disiplinës së ashpër buxhetore dhe disiplinës në punë që po i aplikojmë në Gjilan tash e dy vite. Jam krenar që, përgjithësisht, raporti i Auditorit të Përgjithshëm është më i miri në histori të institucionit të Komunës së Gjilanit. Në këtë mënyrë, po e ruajmë kuletën e popullit dhe po e përdorim për nevoja të popullit”, shkruan Haziri. /lajmi.net/