Haziri pret në takim ministrat Jevtic e Maric

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim ministrin për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric me të cilët ka biseduar për çështje të rëndësishme për qytetarët e Gjilanit.

“Ne sot biseduam për planet dhe mundësitë për buxhetin për vitin 2016 dhe për interesa të zhvillimit të komuniteteve në Gjilan, në vendbanimet si Shillova, Cërnica, Kmetoci, pjesa urbane e qytetit rreth kishës së “Shën Nikollës”, shkollat që janë në në përkujdesje etj., sikurse që kemi biseduar edhe rreth kufijve administrativ mes Gjilanit dhe Komunave të tjera. Poashtu, është në interes që Gjilani ta ketë nënkryetarin për komunitete dhe po bisedojmë me partitë politike që ta kemi sa më shpejt”, ka kryetari Haziri pas takimit me ministrat Jevtic dhe Maric.

Nga ana e tij, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërkaq tha se kanë biseduar për realizimin e projekteve të përbashkëta për vitin 2016.

“Sot kemi bieseduar për tema të rëndësishme, të cilat i përkasin kthimit dhe pozitës së komuniteteve pakuicë që jetojnë ën Gjilan, pastaj për planet e vitit 2016, për realizimin e projekteve të përbashkëta me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Gjilanit. Për vitin e ardhëm do të realizohet propjekti i kthimit RK4, pastaj projekte të përbashkëta në infrastrukturë etj”, ka thënë ministri Jevtic.

Ndërkaq, ministri i MAPL-së Ljubomir Maric theksoi se ne takimin me kryetarin Haziri është diskuatuar për planifimikimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik sepse pa zhvillim ekonomik nuk ka jetë të mriëfilltë për qytetarët e Gjilanit.

“Diskutuam për planifimikimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik sepse pa zhvillim ekonomik nuk ka jetë të mriëfilltë për qytetarët e Gjilanit. Ministria e MAPL-së ka raporte shumë të mira me Komunën e Gjilanit. Poashtu, kemi biseduar edhe për investimet që do t’i ndajë Komisioni Europian dhe se ndarja e mjeteve do të bëhet në mënyrë lineare për të gjitha komunitetet e përfaqësuara. Diskutuam edhe për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit të kufijve të komunave që është ndër problemet që doemos duhet të zgjidhet”, është shprehur ministri i MAPL-së, Ljubomir Maric./ Gazeta Liria