Hidhen pako me material mjekësor mbrapa Klinikës Emergjente

Pako me material mjekësor janë hedhur nga Klinika Emergjente në QKUK.

Në disa fotografi të dërguara në adresë të Gazetës Shneta nga një lexues, shihen disa pako me material mjekësor të hedhura mbrapa Klinikës Emergjente në QKUK.

Këto pako siç shihen prej së largu duket se përmbajnë fasha të gipsit që nevojitet për pacientët në shërbimin ortopedik të Emergjencës.

Gazeta ka raportuar edhe më parë për kujdes jo adekuat të materialeve mjekësore në klinikat e QKUK-së. /Gazeta Shneta/

The post Hidhen pako me material mjekësor mbrapa Klinikës Emergjente appeared first on Gazeta Shneta.

Generated by Feedzy