‘Higuain është Messi i Serie-s A”

Trajneri i Inter-it, Roberto Mancini ka theksuar se sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain është versioni i Lionel Messi-t në kampionatin italian, Serie A.

Higuain shënoi dy gola kundër Inter-it në ndeshjen e kaluar, e cila u zhvillua në San Paulo, ndërsa Mancini ka vetëm fjalë të mira për ish anëtarin e Real Madrid-it.

”Maurizio Sarri tha se ne kishim vetëm një rast përgjatë tërë ndeshjes? Nuk duket kështu siq tha ai”.

”Napoli luajti shumë mirë dhe Higuain bëri diferencën me një gol të mrekullueshëm pas vetëm një minute lojë të zhvilluar”.

”Higuain në Itali është sikur Messi. Ai është duke i dhënë diçka Napoli-t, gjë që ekipet tjera nuk e kanë”, theksoi Mancini./Sportali.net