Hiperglikemia dëmton trurin

Te personat të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2, gjatë rritjes së tepruar të glukozës në gjak vjen te dobësimi i funksioneve të trurit.

Përfundimi vjen nga disa studime skoceze, të cilat kanë përcjellë ndikimin e nivelit të lartë të glukozës në gjak dhe aftësive konjitive.

Rezultatet kanë treguar se hiperglikemia çon në dobësim të aftësive të përpunimit të informatave, pastaj në dobësim të të pamurit dhe aftësive për ta ruajtur përqendrimin.

Hiperglikemia akute (momentale) po ashtu ka pasur ndikime negative në gjendjen shpirtërore.

Rritja nivelit të glukozës në gjak çon deri te ulja e ndjenjës së lumturisë, rritja e nervozës, ankthit dhe përgjumjes.

Hiperglikemia për pasojë ka pasur edhe rritjen e ndjenjës së lodhjes. /Mjeku.Net/