Ousmane Dembele thuhet se do të jetë blerja e parë e Barcelonës në verë. Talenti 18 vjeçar po mahnitë të gjithë me aftësitë e tij te skuadra e Rennes.
Dembele para syve të agjentëve të Barcelonës shënoi 3 gola në vikendin që lamë pas sa për të konfirmuar se është një talent i madh.
Por rruga e të bërit futbollist nuk ka qenë e lehtë për të. Dembele pesë vite më parë ka qenë lypës në një park në Francë. Kur e kryente profesionin e tij si lypës, Dembele gjente kohë që të luante me top në rrugë me shokë të tij të ardhur nga Afrika.
Moustapha Diatta ishte shoku i babait të tij që e vërejti talentin e Dembeles për futboll. Ai me shpenzimet e tij e regjistroi Dembelen në skuadrën amatere, Evreux.
Pak ditë iu deshtën këtij talenti që të tregojë veten në futboll. Menjëherë disa skuadra u interesuan për të, por që Rennes u tregua më efikase.
Në vitin 2014 Dembele kaloi në skuadrën e parë me vetëm 16 vjet, ndërsa një vit më vonë iu dha kontrata e parë profesionale.
Inkuadrimi në skuadrën e parë te Rennes bëri që shumë skuadrae evropiane të interesohen për të./Indeksonline/