HOROSKOPI DITOR – 05/03/2016

Bricjapi (22 Dhjetor - 20 Janar)

Bricjapi (21.12-20.01)

Përmbushja e një dëshire kreative do t’ju sjellë kënaqësi dhe satisfaksion aq të madh saqë nuk do të ndjeni më rutinën e kësaj bote. Imagjinata juaj është duke punuar mirë, por një tip si ju ka tendencë ta kufizojë. Keni frikë se nëse e lini të zhvillohet anën tuaj kreative do të neglizhoni disa përgjegjësi. Por kjo nuk është e vërtetë. Kreativiteti ju bën shumë më produktiv. Një e-mail ose mesazh dashurie do t’jua prek zemrën. Jeni më sentimental sesa paraqiteni.

Ujori (21 Janar - 19 Shkurt)

Ujori (21.01-20.02)

Është një rast i veçantë të bëni para duke përdorur talentet tuaja kreative. Kur bëni atë që doni, paratë vijnë më lehtë. Njerëzit që kanë qenë skeptikë do të mahniten nga aftësia juaj. Mos lejoni xhelozinë e tyre t’ju pengojë. E vërteta është se ju jeni të suksesshëm për shkak se besoni në aftësitë tuaja dhe jeni mjaft të guximshëm të ndiqni impulset tuaja. Universi po ju shpërblen për këtë. Duhet të jeni vizionar si ju për të ikur nga jeta e zakonshme.

Peshqit (20 Shkurt - 20 Mars)

Peshqit (21.02-20.03)

Jeni bërë shumë atraktiv. Mos u befasoni nëse do t’ju lajmërohen disa admirues. Sa më të pakapshëm që bëheni, aq më të interesuar do të jenë ata. E vërteta është që ju jeni të interesuar për një person që përmbush anën tuaj shpirtërore. Ju admironi ëmbëlsinë dhe zemërgjerësinë e tij. Do të gëzoheni kur të kuptoni se ndjenjat janë reciproke. Ju të dy do të krijoni një lidhje që bashkon trupat, mendjet dhe shpirtrat.

Dashi (21 Mars - 20 Prill)

Dashi (21.03-20.04)

Keni rastin e duhur të pushoni pak. Ndani kohë nga orari i ngjeshur për të bërë ndonjë dush të ngrohtë ose të lexoni disa kapituj të ndonjë libri. Edhe një tip shumë aktiv si ju, ka nevojë që nganjëherë të pushojë. Nëse jeni të dashuruar, gjeni ndonjë vend privat me të dashurin. Gjeni qetësinë në krahët e njëri-tjetrit.

Demi (21 Prill - 20 Maj)

Demi (21.04-20.05)

Këshilla më e mirë për ju është të bashkoheni në ndonjë grup shpirtëror. Jeni lodhur duke pasur miqtë dhe familjen gjithmonë mbi kokë, vetëm pse interesat tuaja janë ndryshe nga ato që kanë ata. Nëse takoni njerëz të rinj do të fitoni vetëbesim. Një nga miqtë tuaj të rinj do t’ju njoftojë me një shkrimtar, muzikant apo regjisor të ri. Ana juaj artistike ka nevojë për stimulim. Nëse vazhdoni të mos angazhoheni, do ta keni vështirë t’i zhvilloni idetë tuaja.

Binjaket (21 Maj - 21 Qershor)

Binjakët (21.05-20.06)

Keni mundësi të inspironi ekipin tuaj si udhëheqës i mirë. Për fat të mirë, jeni shumë të aftë për të punuar me lloje të ndryshme njerëzish. Do të keni rezultate impresive duke përshtatur qasjen tuaj me secilin individ. Mos u tregoni të rreptë me dikë që ka vetëbesim të ulët. Kur keni të bëni me dembelë, duhet të tregoheni të kujdesshëm. Pasi të keni mbaruar organizimet individuale, mbani një fjalim për gjithë grupin.

Gaforrja (22 Qershor - 22 Korrik)

Gaforrja (21.06-20.07)

Do të largoheni nga bota reale e telasheve duke lexuar një libër romantik. Është çlirim të shmangni rutinën. Kohëve të fundit keni pasur një agjendë shumë të ngjeshur dhe nuk keni pasur kohë të merrni frymë. Tani keni pak mundësi t’i ngadalësoni gjërat. Nëse nuk jeni të sigurt cilin libër të lexoni, kërkoni rekomandimin e një miku që lexon shumë. Një roman që duket tepër monoton mund të kthehet në diçka të këndshme. Nganjëherë nuk duhet ta gjykoni librin nga kopertina.

Luani (23 Korrik - 22 Gusht)

Luani (21.07-20.08)

Këshilla më e mirë për ju është të largoheni pak me të dashurin tuaj. Ana juaj seksuale ka nevojë për përmbushje. Lejoni të dashurin t’ju vërë në qendër të vëmendjes. Nëse jeni beqar, ka gjasë të takoni dikë të veçantë në ndonjë klasë arti ose diku tjetër. Ju takon të bëni hapin e parë sepse simpatia juaj është mjaft e turpshme. Për fat të mirë, ju asnjëherë nuk e keni pasur problem të merrni atë që dëshironi.

Virgjeresha (23 Gusht - 22 Shtator)

Virgjëresha (21.08-20.09)

Është lehtë të vini partnerin në piedestal. Kohëve të fundit duket sikur nuk bën asgjë gabim. Ju e çmoni gatishmërinë e tij për të shkuar tutje për ju. Në të kaluarën keni pasur punë me njerëz që kanë çmuar anën tuaj edukative. Tani jeni me dikë që po jep aq sa po jepni ju. Jeni duke kërkuar dashuri? Është koha të ktheni kokën nga një flirtues. Jepjani një rast, nuk do të pendoheni.

Peshorja (23 Shtator - 23 Tetor)

Peshorja (21.09-20.10)

Ushtrimet po ju japin shkëlqim tërheqës. Notoni, vallëzoni ose bëni ndonjë sport tjetër që ju mundëson të bëni aktivitete të ngadalshme dhe të kujdesshme. Nëse dëshironi të humbni peshë, hani supë ose sallatë. Ushqimet me shumë kalori nuk janë të preferuara. Shpejt do t’ ju ofrohet një punë e mrekullueshme që vë në pah kreativitetin tuaj. Edhe pse paga nuk është shumë e mirë, do të kënaqeni në këtë punë. Pranojeni ofertën.

Akrepi (24 Tetor - 22 Nentor)

Akrepi (21.10-20.11)

Nuk keni dëshirë të kaloni shumë kohë larg njerëzve dhe vendeve që janë shumë të rëndësishme për lumturinë tuaj. Nëse nuk mund të ndryshoni planet ditore duhet të shikoni se si të realizoni ndonjë aktivitet në mbrëmje. Nëse merrni ndonjë ftesë duhet ta mendoni mirë para se ta pranoni ose refuzoni. Ekzistojnë pasojat për të dyja rastet.

Shigjetari (23 Nentor - 21 Dhjetor)

Shigjetari (21.11-20.12)

Shndërrojeni shtëpinë në një vend të rehatshëm të izolimit. Nëse e bëni këtë do ta keni më lehtë të punoni. Krijoni vetes ambient me orendi të rehatshme dhe dekorime të bukura. Gjeni mënyra për të angazhuar pesë shqisat. Kur të hapni derën do të ndesheni me ngjyra dhe aroma të mira. Jeni duke menduar të shpërnguleni? Shikoni ndonjë shtëpi afër ujit./Koha/