Horoskopi ditor, 18 mars 2016

Horoskopi sot

DASHI 21/3 – 20/4 Tregohuni të kujdesshëm dhe bëni atë që ju të ndiheni më mirë. Në planin financiar duhet të tregoheni të moderuar në mënyrë që gjërat t’iu ecin më së miri.

DEMI 21/4 – 21/5 Gjatë kësaj dite do jetë Jupiteri ai që do sjellë harmoni dhe ngrohtësi në jetën tuaj në çift. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi do merreni vesh për gjithçka.

BINJAKET 22/5 – 21/6 Ditë mjaft e trazuar kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do dalin në dritë disa gënjeshtra të së kaluarës dhe debatet do jenë të zjarrta.

GAFORRJA 22/6 – 22/7 Sot do jetë ditë goxha e mirë për jetën tuaj në çift. Do kuptoheni për gjithçka dhe do filloni edhe të bëni plane mbi të ardhmen. Në planin financiar duhet me patjetër të shlyeni borxhet.

LUANI 23/7 – 21/8 Jeta juaj në çift do jetë shumë e bukur gjatë gjithë kësaj dite. Dielli do e ngrohë jo vetëm atmosferën, por edhe zemrën dhe shpirtin tuaj.

VIRGJERESHΑ 22/8 – 23/9 Ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Gjithçka ka për të ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme.

PESHORJA 24/9 – 23/10 Ndani çdo ide dhe mendim me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, sepse vetëm në këtë mënyrë do ruani një klime harmonike dhe një marrëdhënie afatgjatë.

AKREPI 24/10 – 22/11 Më në fund do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet që ju kishin dalë në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni më mirë sot. Ja që kur e keni dëshirën çdo gjë mund të rregullohet shpejt.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12 Ditë mjaft harmonike dhe e këndshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ruani një komunikim të ngrohte me partnerin dhe gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si e kishit ëndërruar.

BRICJAPI 23/12 – 20/1 Dielli dhe Marsi do ju nxitin të jeni më të logjikshëm sot në jetën tuaj në çift. Do i kërkoni falje partnerit për të gjitha gabimet që keni bërë dhe gjërat do fillojnë të stabilizohen.

UJORI 21/1 – 19/2 Do ëndërroni më shumë nga sa duhet sot në jetën tuaj në çift dhe realiteti do ju duket zhgënjyes. Kujdes sepse mund të shkatërroni përgjithmonë të ardhmen.

PESHQIT 20/2 – 20/3 Do kaloni një ditë të këndshme sot. Gjendja e financave do mbetet e ekuilibruar në çdo moment. Surprizat do jenë të njëpasnjëshme dhe do ndiheni mirë.