Hospitalizohet Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, iu nënshtrua sot një operacioni në zemër. ANSA shkruan se lajmi për operacionin u bë i ditur nga e fejuara e Kavalierit, Francesca Paskale.

Ndërhyrja që është kryer në spitalin e Milanos është një procedurë rutinë. Ajo ka të bëjë me zëvendësimin e baterisë së “pacemaker”’it në zemër.

Operacioni është kryer në spitalin “San Raffaele” dhe ish-kryeministri është në gjendje të mirë.

Paskale tha se ai doli nga salla e operimit, ndërsa nga spitali pritet të dalë mëngjesin e së shtunës.