Huawei i bashkohet klubit të Apple dhe Samsung

Huawei njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Weibo se ka tregtuar mbi 100 milionë telefona inteligjentë këtë vit. Kompania kineze i është bashkuar Samsung-ut dhe Apple-it në klubin e 100 milionëve.

Huawei është aktualisht kompania e tretë në botë për prodhimin e telefonave inteligjentë. Viti i ardhshëm pritet të jetë shumë i rëndësishëm për të, pasi pajisjet e saj do të fillojnë të shiten edhe në SHBA.

Sipas një raporti të fundit nga Wall Street Journal, Mate 8 dhe Honor 5X do të jenë pajisjet e para që do të shiten në tregun amerikan. Kompania do të do të shesë gjithashtu edhe një orë inteligjente në këtë vend gjatë vitit të ardhshëm. /krokodili/