Hungaria ka mposhtur me rezultat 2:1 Norvegjinë në ndeshjen e dytë, 3:1 me rezultat të përgjithshëm për t’u kualifikuar kështu në Euro 2016
Hungaria ka mposhtur skuadrën e yllit të ri të Real Madridit, Martin Odegaardit, Norvegjinë, për t’u kualifikuar në Evropianin që do të mbahet në Francë në vitin 2016.
Hungaria hyri në këtë ndeshje me një avantazh të vogël, kjo për faktin se ndeshjen e parë si mysafirë e kishin fituar me rezultat 0:1 dhe tani po luanin përball tifozëve të vetë.
Kjo i ndihmoi shumë, ku hungarezët bën lojë të mirë e të qetë derisa shënuan dy gola pas kundërsulmeve.
Golat për Hungarinë i shënuan, Tamas Priskin dhe autogol Markus Henriksen, derisa Henriksen shënoi sërish, por kësaj radhe në portën e duhur, por që nuk i mjaftoj skuadrës së tij, duke u eliminuar kështu nga Paly Offi i Euro 2016.
Hungaria është skuadra e 21’të që kualifikohet në Euro 2016 dhe priten ta bëjnë një gjë të tillë edhe tri skuadra tjera. /Express