“Hunger Games Mockingjay Part 2” në kinemanë e Prizrenit (VIDEO)

Historia zhvillohet rreth luftës në Panem që rritet dhe fillon t’i shkatërrojë distriktet tjera dhe Katniss Everdeen, udhëheqësja e gatshme e rebelimit, duhet t’a bashkojë një ushtri kundër Presidentit Snow.

Nga data 19 nëntor në kinemanë e Prizrenit fillon të shfaqet filmi i katërt me radhë i serive Hunger Games, Mockingjay Part 2 në formatin 3D.

Bazuar në romanet më të shitura nga Suzanne Collins, filmat “Hunger Games” kanë qenë gjithmonë pak më të zgjuara dhe pak më të sigurta se konkurrentët e tyre të shumtë në zhanrin e tyre. Tani historia vjen në një përfundim ku “Hunger Games: Mockingjay Part 2 “, një vazhdim që në një fushë të mbushur me njerëz, shkon deri pikën për të qenë një nga filmat më të kënaqshme të këtij viti.

Historia zhvillohet rreth luftës në Panem që rritet dhe fillon t’i shkatërrojë distriktet tjera dhe Katniss Everdeen, udhëheqësja e gatshme e rebelimit, duhet t’a bashkojë një ushtri kundër Presidentit Snow.

Regjisor i filmit është Francis Lawrence kurse me rolet e tyre luajnë aktorët: Jennifer Lawrence, Elizabeth Banks, Natalie Dormer, Gwendoline Christie. /KultPlus/