Hyseni: Në veri Policia nuk vepron sikur në pjesët tjera të vendit

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, në ballafaqim me gazetarët, sot ka treguar se Policia e Kosovës nuk vepron njësoj në gjithë territorin vendit.

“Për shkaqe që dihen, për ndjeshmëri politike e të tjera, Policia e Kosovës në veri nuk vepron ashtu si vepron në pjesët tjera të vendit”, tha Hyseni.

“Do të doja të ishte ndryshe, vazhdoi ministri i Punëve të Brendshme, por nuk është sado që në veri, sipas fjalëve të tij, tashmë ka filluar integrimi i Policisë ashtu siç ka filluar edhe integrimi i veriut në vendin tonë.

“Kjo do kohë, por binduni, se po të mos isha e sigurt në këtë integrim, unë nuk do të isha në këtë post ku jam”, përfundoi Hyseni.Koha.