Hyseni: Projektligji për pensionimin e policëve është gati

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka deklaruar se prioritet është hartimi i Projektligjit për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës,në cilin parashihet mosha e pensionimit.

Ai në tryezën me temë “Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Perspektivat e Planifikimit të Integritetit”, ministri Hyseni tha se pret që në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm të miratohet ky projektligj, i cili parasheh moshën e pensionimit dhe nivelin e pagës me të cilën do të pensionohen Policët e Kosovës.

Në këtë tryezë të iniciuar nga Zvicrra, Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Ministri Hyseni vlerësoi se Policia e Kosovës është një formacion jashtëzakonisht profesional, e trajnuar mirë dhe shumë bashkëkohore në aspekt të ndërveprimit operativ.Ai tha se nga këndvështrimi i burimeve njerëzore, kemi një ngecje të cilinbashkërisht me Kuvendin e Kosovës besoj se do e zgjidhim. Pasi një numër i policëve është plakur.

“Unë e kam vendosur si prioritet hartimin dhe kalimin e projektligjit për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës. Projek tligji është gati. Po kështu kemi vendosur rreth pikave delikate që është mosha e pensionimit dhe niveli i pagës me të cilën do të pensionohen Policët e Kosovës, dhe presim që në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm do të miratohet ky projektligj”.

Ndërsa Ambasadorja e Zvicrres në Kosovë, Krystyna Marty Lang, tha se të ndërtosh një organizatë policore nuk është procedurë e lehtë. Policia e Kosovës është një organizatë e respektuar dhe e cila i përfaqëson ambiciet e Kosovës në respektim të diversiteteve të saj.

“Zyrtarët e policisë janë në vështirësi të ndryshme për të mbrojtur, shumë nga ta i plotësojnë standardet më të larta të integritetit, megjithatë sikur edhe në çdo forcë policore, kudo në botë ekzistojnë shkeljet dhe korrupsioni që janë pjesë e realitetit, sjellje të tilla kërcënojnë edhe drejtësinë, por edhe besimin e qytetarëve sepse këto organizata supozohet se duhet t’i mbrojnë a ta”, theksoi ambasadorja Lang.

Ambasadorja zvicerane theksoi se Kosova ka mekanizmat e duhura për të mundësuar punë të suksesshme për të luftuar korrupsionin dhe tha se këto diskutime do t’iu ndihmojnë të zhvilloni forma operative në mënyrë që Policia e Kosovës të ndihmohet në ngritjen e integritetit.

“Kjo tryezë do t’iu ndihmojë që të bëni planifikimet për integritetindhe kjo nënkupton krijimin e një kornize vendimmarrëse për të identifikuar dhe analizuar dhe adresuar gjithçka në polici në një adresim të veçantë”, tha ambasadorja Lang.

Në këtë tryezë folën edhe përfaqësues të DCAF-it, deputet të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë institucional dhe përfaqësues të shoqërisë civile./rtk