Hyseni: Vitin e ardhshëm do të udhëtojmë pa viza në Evropë –

Ministri i Punëve të Brendshëm Skender Hyseni, pak minuta më parë e ka postuar një informacion për mundësinë e heqjes së vizave. Ministri Hyseni thotë se javën që vjen do të rekomandohet heqja e vizave për shtetasit e Kosovës.

“Të dashur miq, Qytetarë të nderuar, puna e madhe që kemi bërë, e që ka rezultuar me plotësimin e tërësishëm të kritereve nga udhërrëfyesi, na jep çdo të drejtë të besojmë se rekomandimi për vizat, që pritet gjatë javës që po hyjmë, do të jetë pozitiv, në mënyrë që vitin e ardhshëm edhe kosovarët të mund të udhëtojmë pa viza në Evropë. S.H.”, ka shkruar Hyseni në faqen e tij në facebook./lajmi.