Interi do të shkojë në Stamboll për të synuar trofeun e Ligës së Kampionëve, megjithëse petkun e favoritit në këtë finale e mban Mançester Siti. Por ka nga ata që e shohin ndryshe rezultatin e kësaj finaleje. Ish-sulmuesi brazilian, Adriano, është i mendimit se trofeu veshëgjatë në fund do të përfundojë në duart e lojtarëve të Interit.
“Perandori“ i ka besuar ish-skuadrës edhe paratë e tij. Adriano ka treguar për ndjekësit e tij bastin që ka vendosur për finalen e Ligës së Kampionëve. Ish-lojtari i njohur i zikaltërve ka vendosur 10 mijë real brazilianë për fitoren e Interit, i cili kuotohet me koefiçentin 7.5 nga kompanitë e basteve. Mbetet për t’u parë nëse klubi për të cilin ka luajtur përgjatë karrierës së tij do t’ja shumëfishojë paratë në mbrëmjen e 10 qershorit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/