I kërkuari për sulmet në Paris ishte ndaluar dhe ishte liruar nga policia

Zyrtarë francezë kanë thënë për “The Associated Press” se i dyshuari për sulmet në Paris, Saleh Abdeslam, ishte ndalur nga policia dhe ishte liruar pak orë pas sulmeve.

Pyetja nga policia kishte ardhur pasi Abdeslam ishte ndalë në afërsi të kufirit belg, pak orë pasi autoritetet kishin identifikuar Saleh Abdeslamin si qiramarrës të një Volkswagen Polo që ishte e braktisur afër skenës së sulmit.

Abdeslam tani është fokusi kryesor i policisë franceze. Një nga vëllezërit e tij kishte kryer sulmin vetëvrasës në Paris, ndërsa tjetri ishte ndalur në Belgjikë.
Ai ishte një nga tre njerëzit e ndalur në automobil nga policia të shtunën në mëngjes, pak orë pas sulmeve që lanë të vdekur së paku 129 persona, kanë thënë zyrtarët për AP, transmeton koha.net.

Tre policë dhe një zyrtar i lartë i sigurisë franceze kanë konfirmuar se policët kishin ndalur Abdeslamin dhe kishin shikuar letërnjoftimin e tij dhe më pas e kishin lënë të lirë.

Ata kanë folur në kushte anonimiteti sepse nuk janë të autorizuar për të publikuar detaje nga hetimet.