I sulmoi djalin e mitur, 30 vjeçari vret qenin ‘Pit bull’ (foto)

Një 30 ­vjeçar është shpallur më kërkim pasi vrau një qen pit bull.  Ai është babai i fëmijës së plagosur një ditë më parë në zonën e “Brrylit”. Fëmija 8 vjeçar u sulmua nga një qen i rracës Pit Bull. Sipas policise, rreth orës 13:30, 30 ­vjecari ka qëlluar me armë automatike, model 56, në drejtim të qenit të rracës  Pit ­Bull, të shtetasit R. Ç., për pasojë është plagosur në këmbën e djathtë shtetasi V. R., 19 vjeç, banues në Shkodër. 19 vjeçari ka qenë kalimtar i rastit dhe ka mbetur i plagosur aksidentalisht.

Ndërsa fëmija i vogël ka plagë në bark nga kafshimi i qenit por është jashtë rrezikut për jetën.

Skena-Pitbulli