Polica e Kosovës ka njoftuar se personi i cili është gjetur i vdekur sot në Prishtinës, është shtetas i Shqipërisë.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani i ka thënë KosovaPress-it se policia po heton shkaqet e vdekjes së 29 vjeçarit. Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes është gjet edhe një sasi e marihuanës.
——————-
Prishtinë: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar
Sot një person i moshës 29 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Mustaf Venhari” në lagjen Dardania të Prishtinës.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes ku edhe po kryhen hetimet në lidhje me këtë rast.
Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes./Kp/