Një skuadër kineze i ka ofruar Zlatan Ibrahimovicit një pagë prej 75 milion eurove në sezon.
Zlatan Ibrahimovic në fund të këtij sezoni do të jetë futbollistë i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germain.
Sulmuesi suedez është akoma i pavendosur se ku do ta vazhdoj karrierën. Por, oferta e fundit e arritur nga Kina mund ta bëjë suedezin që mos të mendoj dy here.
Sipas mediave italiane, një skuadër kineze i ka ofruar Ibrahimovicit një pagë prej 75 milion eurove në sezon.
Interesim për ish sulmuesin e Interit, Juventusit, Milanit dhe Barcelonës ka oferta nga Premierliga, Serie A dhe Bundesliga. /Express/.