Idriz Vehapi: “Zi e ma zi”

Për ngjarjet që e karakterizuan ditën e sotme vendin tonë, ka reaguar përmes llogarisë së tij në Facebook edhe Kryetari i Komunes së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Dikur thonim ”A jane normal keta te Shqiperise qe nuk po merren vesh per te miren e vendit, se nuk po e dine vleren e te qenurit shtet, se po te ishim ne shtet, do te benim pune te medha per shtetin etj etj” Bile kishte te tille qe nuk ngurronin qe disa te quanin edhe ”joshqipetare”! E tash cka me thene per veten tone? Zi e ma zi!” – ka shkruar ai.