Ilir Meta përafron qëndrimet e opozitës dhe pozitës

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë mbrëmë është takuar në darkë me Kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veselin. Ndërkohë, sot ai ka takuar Fatmir Limajn dhe zyrtarët e Vetëvendosjes.

Express mëson se Meta është ndarë i kënaqur me cfarë ka dëgjuar prej palëve.

Meta do të vazhdojë me punën e tij për të arritur një marrëveshje mes pozitës dhe opozitës në Kosovë.

Pas takimit me Limajn, Meta ka thënë se ka parë shumë mundësi për zgjidhje dhe dialogë për ngërçin që po vazhdon në politikën kosovare.

Ai ka thënë e nuk ka ardhur këtu në rolin e ndërmjetësuesit, por ka pohuar se po të vinte në Prishtinë e të mos bisedonte me miqtë e tij për krizën politike do të ishte pa përgjegjësi.

Aktualisht, në Kosovë është duke vazhduar përplasja e AAK’së, NISMA ‘s e VV’së me PDK’në e LDK’në. Opozita po kërkon tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demkaracioni me Malin e Zi./gazetaexpress/