Imam i ri në Xhaminë ku rekrutoheshin për Siri

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka caktuar imamin në xhaminë e Mëzezit në Tiranë.

Kjo xhami drejtohej nga imami i vetëshpallur, i cili përfundoi në pranga 12 muaj më parë, pasi predikonte nxitje të urrejtjes fetare, dhunës dhe luftës.

Tasmhë, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka zyrtarizuar veprimtarinë fetare në këtë objekt kulti.

“Ka çaluar pjesa e të paturit të një imami zyrtar, që do të mbante përgjegjësi për çfarëdolloj shqetësimi që mund të vinte nga xhamia që ai shërben. Por nga sot zyrtarizimi ngarkon me përgjegjësi imamin respektiv, që sapo emëruam”, ka thënë Gurra. /sot/