Imamët e akuzojnë: Por a është Edi Rama një mason?

Në gjyqin e imamëve të vetëshpallur, të cilët akuzohen për nxitje terrorizmi, një ditë më parë u hodhën akuza të nënkuptuara në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

“Kur vritet një mysliman është fatkeqësi, kur vritet një qafir është tragjedi, pse nuk flet ti piktor i masonisë për fëmijët që vriten në Siri?” tha një prej të akuzuarve. Disa herë është thënë në mediat sociale se Edi Rama është pjesë e një lozhe masone.

Fillimisht këto dyshime dolën në skenë për shkak të një unaze të Ramës, e cila ngjante me ato që mbajnë masonët. Këto ditë, kur Europa po flet kaq shumë për organizatën e fshehtë, për shkak të publikimit të një arkive sekrete të masonëve në Angli, pyetja që rishtrohet është nëse Edi Rama është mason.

Spekulimet u shtuan shumë kur Rama sapo erdhi në pushtet. Me rastin e festave të nëntorit, Rama zhvilloi një takim me artistë shqiptarë të përzgjedhur prej tij nga jashtë Shqipërisë.

Shumë gazetarë u përqendruan atë ditë tek fotoja e Ramës duke kërcyer vallen e Napolonit me kërcimtarin Kledi Kadiu. Foto paraqet një rit të njohur që kryhet nga lozhat masonike. Ai i mbulimit të njërit sy, i cili ka dhe simbolikën e saj.

Simbolika e fshehjes së syrit të majtë ka një shpjegim tek urdhërat okultë. Sipas një shpegimi mbi atë që njihet si origjina e Syrit të Horusit. Horus ishte dielli i Osirirs dhe Iris. Ishte quajtur Horusi që sundon me të dy sytë. Syri i tij i majtë përfaqëson diellin, ndërsa syri i tij majtë përfaqëson hënën.

Këto janë thjesht spekulime që nuk çojnë askund, megjithatë sa herë përmendet masoneria, nuk ndalen teoritë konspirative. /Telegrafi/