Incidenti Roswell – A fshehu ushtria e Shteteve të Bashkuara trupat e alienëve?

Roswell është një vend i njohur jo vetëm në Amerikë, por me atë çfarë supozohet se ka ndodhur atje, është tashmë prej shumë vitesh i njohur në të gjithë boten.

Një seri ndodhish shumë të diskutuara akoma edhe në ditët e sotme, të disa ngjarjeve që kanë ndodhur në Roswell, në New Mexico në vitin 1947, e kanë bërë këtë vend, të famshëm sidomos në qarqet e personave të interesuar për ufologji.

Sipas të dhënave në vitin 1947 në Roswell ushtria e Shteteve të Bashkuara kanë mbledhur mbetjet e një anije kozmike jo tokësore se bashku me “personat” e gjendur në atë anije dhe me pas ata mbuluan gjithçka.

Edhe sot e kësaj dite kjo ngjarje mbetët një prej teorive të konspiracionit më të njohura në të gjithë botën, referencat e të cilave gjenden edhe nëpër libra të shumtë, media dhe filma.

Gjithçka nisi kur njerëz të ndryshëm raportuan që kishin dëgjuar një shpërthim një natë. Me pas ata kishin gjetur copëra të ndryshme të shpërndara gjithandej nëpër disa fusha atje afër. Në fakt, disa prej materialeve që u mblodhën, dhe nga përshkrimi që iu be rezultuan të ishin “si ujë” dhe që kur hidheshin në një sipërfaqe të fortë, materiali metalik shpërndahej si të ishte i lëngshëm.

Ushtria nxori versionin e saj ku thoshte që ajo që ishte përplasur ishte një balonë me ajër e kohës, por tashmë ishte shumë vonë, pasi lajmi që diçka tjetër me e çuditshme ishte përplasur, ishte bërë i njohur.

Banoret e vendit, që kishin qenë dëshmitare të materialit të çuditshëm u kërcënuan nga ushtria që të mos tregonin se çfarë kishin parë. Infermieret që punonin në spitalin e zonës raportuan edhe gjëra më të çuditshme. Shume prej tyre deklaruan që kishin parë ushtrinë që të zaptonte një pjesë të ndërtesës. Një infermiere që ishte lejuar te hynte në atë zone të spitalit, kishte parë ato çfarë ajo i përshkroi si “njerëz të vegjël” – trupa të vegjel humanoide qeë ishin duke u ekzaminuar nga personeli mjekësor.

Ka pasur raportime të ndryshme madje që njeri prej krijesave humanoide ishte akoma gjallë dhe që vinte vërdallë.

Infermieret që punonin pranë asaj zone me vone deklaruan që kishin qenë të sëmura për një kohë të gjatë me pas për shkak të erës toksike që ishte atje.

Nuk kaloi shumë kohë dhe trupat e çuditshëm u lëvizen nga spitali dhe u dërguan në një vend tjetër të panjohur. Incidenti Roswell po behej një prej mbulimeve më të mëdha në histori.

Një ushtar i dalë në pension ka deklaruar që ai u dërgua në vendin ku ndodhi përplasja në kohen e incidentit. Ai deklaroi se kishte parë një anije kozmike metalike në një faqe kodre dhe disa trupa të çuditshëm të shpërndarë pranë vendit të përplasjes.

Ai raportoi që brenda anijes kishte komanda të çuditshme dhe simbole të çuditshme të gdhendura në metal si edhe trupa të tërë që ishin jashtë anijes si rezultat i përplasjes.

Kohet e fundit është nxjerre një video që pretendon se tregon autopsitë e bëra në vitin 1947 mbi njërin prej trupave të alienëve, por megjithatë besohet se kjo videoështë nje mashtrim. (Infoalbania)