Indi: Foshnja digjet në autoambulancë, braktiset nga mjeku dhe infermierja

Si pasojë e një shpërthimi të një autoambulance në Indi, ka mbetur e vdekur një foshnje. Raportet lokale pohojnë se një mjek dhe një infermiere ishin të pranishëm me beben në fjalë e cila pësoi vdekjen nga përfshirja e flakëve, përderisa 2 të njejëtit kërcyen për shkaqe sigurie përpara shpërthimit të autoambulancës.

Mjeku dhe infermierja bëhet e ditur se nga paniku kërcyen jasht veturës për të mos arritur ta nxjerrin jashtë dot foshnjën.
Sipas autoriteteve thuhet se shpërthimin e shkaktoi një çantë e ngjeshur e gazit natyror transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq policia tashmë ka ngritur një raport si vdekje aksidentale për foshnjën por që bëhet e ditur që hetimet për rolin e mjekut dhe të infermieres janë duke vazhduar.
Mjeku gjendet me shëndet në 21 % të djegies ndërsa infermierja në 7%.