Ings gëzon Liverpoolin

Danny Ings është shumë pranë rikthimit në stërvitje.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se sulmuesi anglez, Danny Ings do të kthehet në stërvitje brenda dy javësh.

Ings ishte lënduar në nëntor të vitit të kaluar, ku kishte pësuar një lëndim të gjurit, por tashmë është shumë pranë rikthimit në stërvitje.

“Ings është në rrugë të mirë pas një lëndimi serioz, por ende nuk është kthyer në stërvitje me ekipin e parë. Ndoshta brenda dy javësh”, tha Klopp gjatë konferencës për media.

“Nuk e di nëse do të jetë në gjendje për të luajtur këtë edicion, por kjo varet nga ajo se sa shpejtë do të shërohet, pasi ka qenë jashtë për një kohë të gjatë”.