Interesim i çmendur për Kombëtaren, biletat kundër Ishujve Faroe shiten brenda dy orëve

Rezultatet pozitive kanë sjellë një interesim të çmendur për Kombëtaren. FSHF-ja nxorri sot në shitje biletat për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, por në më pak se dy orë nuk gjenden më vende të lira në stadium. “Air Albania” edhe një herë tjetër do të jetë “sold out”.

Kujtojmë se ndeshja me Ishujt Faroe do të jetë e fundit në shtëpi, por edhe për të gjithë rrugëtimin e kualifikueseve Euro 2024 për Shqipërinë. Kjo përballje do të zhvillohet më 20 nëntor, duke nisur nga ora 20:45. Një mbrëmje që pritet të jetë e gjitha festive, pasi me shumë mundësi kuqezinjtë do të festojnë kualifikimin për në Gjermani 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/