Interi në krye me Manajn miqësore në Beograd?

Interi këtë sezon është një klub me pak angazhim, pasi nuk merr pjesë në asnjë garë evropiane dhe kështu mundësia për ndeshje miqësore është më e madhe.

Këtë vit Nerazzurrët kanë luajtur miqësore edhe gjatë sezonit, në mënyrë që skuadra të qëndrojë sa më aktive dhe lojtarët e rinj të kenë mundësi për të treguar veten.

Sipas shtypit serb, udhëheqësit e Crvena Zvezdas janë duke bërë përpjekje maksimale që të bindin Interin për të organizuar një miqësore, transmeton Telegrafi.

Former Inter Milan's player Dejan Stankovic waves to supporters during the Serie A football match Inter Milan vs Genoa at San Siro Stadium in Milan on August 25, 2013. AFP PHOTO / GIUSEPPE CACACE        (Photo credit should read GIUSEPPE CACACE/AFP/Getty Images)

Former Inter Milan’s player Dejan Stankovic waves to supporters during the Serie A football match Inter Milan vs Genoa at San Siro Stadium in Milan on August 25, 2013. AFP PHOTO / GIUSEPPE CACACE (Photo credit should read GIUSEPPE CACACE/AFP/Getty Images)

Mundësitë janë të mëdha, pasi klubi serb ka një ndërmjetës shumë të fortë dhe ai është ish-lojtari i Interit, Dejan Stankovic, i cili tani mban një rol në shoqërinë zikaltër.

Stankovic sa ishte pjesë e Udineses, në vitin 2014 kishte arritur të organizojë një miqësore kundër Crvena Zvezdas në stadiumin Marakana dhe mundësitë që kjo të ndodhë me Interin janë të mëdha.

Nëse kjo ndeshje ndodh, atëherë klubi italian do të udhëtonte me lojtarë të rinj dhe mundësitë që Rey Manaj të luajë startues janë reale. /Telegrafi/

sp-marakana