Intervenimi i Njësisë Speciale në zyrën për media të Vetëvendosjes (VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosjes ka publikuar edhe një video të intervenimit të djeshëm të njësisë speciale të Policisë së Kosovës në zyrat e Vetëvendosjes.

Sipas përshkimit të videos pamjet janë gjatë “intervenimit të dhunshëm të Policisë në Zyrën për Media dhe Komunikim, të Lëvizjes”.

Në video mund të shihen disa aktivistë të Vetëvendosjes duke polemizuar me policë, njofton Klan Kosova.