INTERVISTË: Perkrahja e bizneseve, arsimi, kultura dhe shendetesia jane prioriteti i Nazim Gagicës

G-Lan City ka realizuar intervistë ekskluzive me kandidatin për Kryetar të Gjilanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, z. Nazim Gagica.

Intervistën e plotë mund ta gjeni më poshtë:

Pse keni kandiduar për Kryetar të Gjilanit?

Janë mbushur dy mandate të plota që jamë pjesë e qeverisjes lokale dhe kam arritë t’i njoh në thelb problemet dhe nevojat që kanë qytetarët, që ka Gjilani. Kandidatura ime ka ardhë si rezultat i kërkesës së vazhdueshme nga të gjitha nivelet e organizimit të AAK-së, si dhe nga qytetarët, duke u bazuar kryekëput në performancën time në Drejtorinë e Administratës dhe atë të Arsimit.

Si e vlerësoni punën e kryetarit aktual dhe çka do të bënit ndryshe ju?

Realisht Gjilani është zhvilluar gjatë këtij mandati që po përfundon. Qeveria e Kosovëse drejtuar nga kryeministri Haradinaj, për herë të parë e ka rikthyer vëmendjen kah Anamorava, veçmas kah Gjilani. Është kryeministri i parë në dy dekada që taksat e qytetarëve gjilanas i përkthen në investime. Nuk mbaj mend një project për Gjilanin të cilit i ka thënë jo kryeministri Haradinaj.
Thuajse në tërësi projektet që kanë përfunduar, që janë duke u realizuar e disa që ende nuk kanë nisur, janë projekte të përkrahura nga kryeministri Haradinaj dhe njerëzit e Aleancës nga Gjilani të cilët kanë këmbëngulur për Komunën tonë.

Cilat janë projektet prioritare tuaja për Gjilanin?

Programi ynë parasheh zhvillim ekonomik të hovshëm. Prioritet e kemi përkrahjen e bizneseve tona, kryesisht atyre prodhuese e që nuk janë pak. Lehtësira ndaj tyre si mundësi e vetme edhe për gjenerimin e vendeve të reja të punës. Bujqësia do të jetë në focusin e qeverisjes së ardhshme në Gjilan. Arsimi e kultura, shëndetësia janë prioritete tonat, sepse kemi qenë drjetues të këtyre dikastereve dhe janë të vetmet që kanë shënuar përparim në këtë mandat.
Do të ndërohen dhe zgjerohen rrugë nga qyteti në drejtim të fshatrave të mëdha, do të kompletohet infrastruktura në qytet e që ende ka shumë për tu bërë.

Çka paraqitet tjetër në planprogramin tuaj?

Kemi një ekip jashtëzakonisht professional dhe gjithpërfshirës si ofertë për zgjedhjet e tetorit, sikurse edhe një program qeverisës i cili është po ashtu gjithpërfshirës dhe i realoizueshëm.
Kemi paraparë një zyre Zyra ndërlidhëse për shërbime administrative në institucionet qëndrore dhe lokale për qytetarët e Luginës, Zona Ekonomike në Bresalc me përparësi për zgjerim dhe lehtësim të aktiviteteve ekonomike të bizneseve ekzistuese, përfaqësimi i qytetarëve të Luginës në Institucionet Qëndrore nga Zyra për Shërbime Administrative për Qytetarët e Luginës, ndriçimet publike në të gjitha lokalitetet, Unaza e jashtme e qytetit, Renovimi i ndërtesave dhe hapësirave publike në pronësi të përbashkët, Kabinete dhe laboratorë për të gjitha shkollat sipas kapaciteteve të tyre, Qendrat Inovative –Trajnuese në shërbim të shkollave profesionale dhe bizneseve, Digjitalizimi i shkollave, Qendra Pegadogjike Sportive për rikthimin e krenarisë sportive gjilanase, Staza e ecjes Gjilan-Prishtinë dhe faza e dytë stazë për biciklistë, etj.

Çka nëse nuk zgjidheni, a do të kontribonit prap në ide dhe përkrahje të kryetarit të zgjedhur?

Jemi në garë për të fituar. Asnjë opsion tjetër nuk e mendojmë. Jemi fitues!

Cili është mesazhi juaj për votuesit?

Mbështetja për Aleancën nënkupton mbështetje direkte për vetveten, për Komunën, për të ardhmen tonë të përbashkët. Se çfarë qeverisje ofron Aleanca, dëshmi i kemi të gjitha Komunat ku ka qeverisë. Kampione që të gjitha. Të parat në secilin segment.
Vota e qytetarëve të Gjilanit për ekipin tonë fitues, na mundëson të realizojmë projektet nga programi ynë, projekte këto që përmirësojnë jetën e qytetarëve, ndryshojnë Gjilanin dhe e zhvillojnë ekonomikisht.
Votoni numrin 121!
Votoni listën tonë të përfaqësimit pernime!

/G-Lan City/Gjilan.AL/

//zikroarg.com/4/5086363