Investigimi gazetaresk: 1000 objekte arti të njohura janë të lidhura me trafikantët

Muzeu Metropolitan i Artit në Nju-Jork, një nga muzetë më prestigjioz në botë dhe më i vizituari në Shtetet e Bashkuara, ka në koleksionin e tij më shumë se 1000 objekte që dyshohet se kanë lidhje me njerëzit e përfshirë në krime që lidhen me tregtinë e antikiteteve. Në këtë përfundim ka dalë një raport i ri nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ).

Të paktën 1109 pjesë në koleksionin e Met ishin në pronësi më parë nga individë që janë paditur ose dënuar për krime, duke përfshirë plaçkitjen dhe trafikun e artit, sipas një hetimi nga ICIJ dhe OJQ-ja Finance Uncovered.

Nga këto objekte, më pak se gjysma kanë të dhëna që detajojnë se si u larguan nga vendet e tyre të origjinës.

Raporti i ICIJ hetoi origjinën e koleksionit të antikiteteve të Met, si dhe praktikat e blerjes edhe pasi shumë kombe futën ligje që parandalonin eksportin e artefakteve kulturore historike.

Valltarja Qiellore (Devata), India Qendrore, Madhya Pradesh (shekulli i 11-të). 
Koleksioni i Muzeut Metropolitan të Artit, Nju Jork. 
Një treshe skulpturash antike nga koleksioni i Muzeut Metropolitan të Artit të Nju Jorkut që Kamboxhia thotë se janë grabitur. 
Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork
Muzeu Metropolitan i Artit riatdhesoi dy 
statuja të grabitura të Kmerit të Gjunjëzuar, të lidhura me tregtarin Douglas Latchford në Kamboxhia në vitin 2013. 
MET