Isco për 30 milionë euro drejt Serie A

Juventus e dëshiron mesfushorin spanjoll, Isco.

Drejtuesit e Juventusit janë duke e përcjellë gjendjen e mesfushorit të Real Madridit, Isco, i cili thuhet se do të largohet gjatë verës.

AS shkruan se, Juventus ishte interesuar për të edhe gjatë verës së kaluar, ndërsa do të kthehen sërish për të, duke ofruar 30 milionë euro.

Edhe Reali është i gatshëm që ta shes Iscon, por ata nuk do të pranojnë asnjë ofertë që është më pak se sa 40 milionë euro.

Për Iscon po ashtu po interesohet edhe skuadra angleze, Arsenal.