Ish drejtori i Biblotekës Kombëtare, Sali Bashota, kandidat për rektor

Ish drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Salih Bashota dhe Profesori Naser Arifi janë kandidatët e rijnë që kanë aplikuar për rektor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

Isuf Musliut dhe  Lul Rakës i janë shtuar edhe dy kandidatë për rektor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gazeta Express, merr vesh se kandidatët që kanë aplikuar në ditët e fundit për rektor në UP janë: Sali Bashota dhe Naser Sahiti.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur konkursin për rektor të ri të këtij universiteti, më 16 shkurt, shkruan Gazeta Express.

Sipas planit dinamik, rektori do të zgjidhet të premten, më 4 mars, ndërsa mandati i tij do të fillojë më 15 mars dhe do të përfundojë më 30 shtator 2020.