ISIS ka ‘të paktën 440 luftëtarë të trajnuar për të kryer sulme të përgjakshme në Evropë’

Grupi militant Shteti Islamik (ISIS) ka trajnuar të paktën 400 luftëtarë për të goditur Evropën në një valë sulmesh vdekjeprurëse, duke iu dhënë urdhra celulave terroriste si ato që kanë sulmuar Brukselin dhe Parisin për të zgjedhur kohën, vendin dhe metodën për të shkaktuar sa më shumë dëme, ka mësuar The Associated Press.

Rrjeti i përbërë prej celulave të shpejta dhe gjysmëautonome tregon për përhapjen e grupit ekstremist në Evropë, pavarësisht se ai po humb territore në Siri dhe në Irak.

Zyrtarë të ndryshëm, përfshirë zyrtarët evropianë dhe irakianë të inteligjencës, si dhe një ligjbërës francez, i cili monitoron rrjetet xhihadiste, kanë përmendur kampet në Siri, Irak dhe me gjasë në ish-bllokun sovjetik, si vende ku sulmuesit stërviten për të sulmuar Perëndimin, shkruan Gazeta Express.