ISIS kërcënon edhe Ligën e Kampionëve

ISIS ka për qëllim të shkaktojë panikë edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pas anulimit të dy ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, Belgjikë – Spanjë dhe Gjermani – Holandë.

ISIS ka në plan që të destabilizojë edhe Ligën e Kampionëve. ISIS pas sulmeve në Paris ka thënë se nuk do të ndalet me kaq, pasi tashmë si synim ka edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Sulmet terroriste në Paris, prekën edhe ndeshjen miqësore mes Francës dhe Gjermanisë në Stade de France.

Por, ISIS ka për qëllim të shkaktojë panikë edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Europa League, pas anulimit të dy ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, Belgjikë – Spanjë dhe Gjermani – Holandë, raportojnë mediat e huaja.

Megjithatë, UEFA nuk e ka ndërmend që të dorëzohet para rrezikut dhe ka premtuar zhvillimin e tyre sipas orarit të zakonshëm.

“Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të shkojnë ashtu siç janë paraparë”, thuhet në njoftimin e UEFA-së./Blic/