ISIS kërcënon sërish Francën: Do t’ju shkatërrojmë (Video)

ISIS publikoi mbrëmjen e së martës një video kërcënuese drejtuar Francës dhe vetë Presidentit Fransua Hollande, duke thënë se do të vijnë për të shkatërruar Francën.

Video e publikuar në agjensinë “Daily Mail” vjen disa orë pasi Presidenti Hollande pati një takim në Ëashington me Presidentin Barck Obama, ku njëzëri të dy drejtuesit e shteteve shpallën angazhimin e tyre për të shkatërruar ISIS.

Në video terroristi i maskuar flet në frëngjisht dhe i drejtohet Presidentit Hollande me emër, duke e thërritur me ironi sikur të ishte një femër: “Hej ti Fransuazë!”- ka thënë terroristi dhe jo siç dhe shqiptohet emri i presidentit Fransua Hollande.

“Ke deklaruar një luftë t cilën nuk e fiton dot. Fitorja na përket neve”.

Videoja ishte postuar në Tëitter dhe vjen 24 orë pasi një tjetër video u publikuar e cila tregonte rënien e Kullës Eifel./Gazetaexpress.