Në një videoincizim të siguruar nga Reuters, një ushtar i Shteti Islamik kërcënon Francën dhe u bën thirrje muslimanëve francezë që t’i vazhdojnë sulmet.
Shteti Islamik ka lëshuar një video të padatuar ku shihet një militant të thotë se Franca “nuk do të jetoj në paqe derisa bombardimet vazhdojnë”, transmeton Klan Kosova.
Nuk dihet kur është regjistruar videoja, që nuk përmend specifika dhe këto pretendime janë duke u hetuar me kujdes të shtuar.
Videoja është liruar nga grupi propagandues, nga Qendra Mediale Al-Hayat, ku shihet një luftëtar me mjekër, që flet arabisht, dhe thërret muslimanët francezë që të vazhdojnë sulmet nëse nuk mund të shkojnë në Siri.
“Derisa ju vazhdoni të bombardoni vendet tona nuk do të jetoni në paqe. Do të keni frikë edhe në dyqan të shkoni”, thotë luftëtari, sipas Reuters, transmeton Klan Kosova.