Ismajl Kurteshi: Dola me vetëdije të plotë, më kërkoi populli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi sot u pa në manifestimin e opozitës në Gjilan ndonëse ai ka të shqiptuar një masë të arrestit shtëpiak.

Kurteshi ka thënë për Klan Kosovën se nuk ndjen se ka bërë thyerje, duke thënë se i është përgjigjur thirrjes së mijërave qytetarëve të Gjilanit për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kurteshi ka thënë se dënimi i tij është i padrejtë dhe politik dhe se ka thënë se kjo masë ndaj tij është shqiptuar me arsyetimin se ai mund të ikë nga vendi.

“Nuk do të ikë, nuk kam pse të ikë”, ka thënë Kurteshi.

Ndërsa ka thënë se veprimin e sotëm e ka bërë me vetëdije të plotë.

Kurse i pyetur se çka pret pas kësaj nga institucionet e rendit, ai ka thënë se kjo punë iu përket atyre, njofton Klan Kosova.