Itali, shqiptari ekzekutohet me armë brenda banesës

Ekzekutohet me pistoletë një shqiptar në banesën e tij në Itali. Mediat italiane, që i referohen policisë raportojnë se shqiptari 29-vjecar është identifikuar si Arben Vorfi.

Sipas informacioneve të para, shqiptari ishte me precedentë penalë në Itali, është qëlluar tre herë me pistoletë dhe ka mbetur i vdekur. Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur mes së mërkurës dhe mëngjesit të së enjtes. Ndërkohë që kufomën e ka gjetur një miku i tij, mëngjesin e sotëm kur ka shkuar në banesë./panorama.al/