Ivanoviq: Shqiptarët e Kosovës deri më tash s’e kanë zgjidhur asnjë situatë kritike

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP Oliver Iavnoviq ka kërkuar nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që të bëjnë presion të fuqishëm ndaj Qeverisë së Kosovës dhe policisë, siç ka thënë ai, për t’i mbrojtur serbët e Kosovës.

Ai, siç njofton B92, ka thënë se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk bën presion ndaj Prishtinës zyrtare, “shqetësimi dhe keqardhja e saj, pas akteve, terroriste i ka quajtur Ivanoviq incidente në Goraszhdec e në Sërbobran, , nuk do të kenë kurrfarë efekti, transmeton Koha.net.

“Gjuhën diplomatike që bashkësia ndërkombëtare e përdor në Kosovë, ekstremistët nuk e kuptojnë. E serbët që janë shënjestër e sulmeve nuk mund t’i qetësojë”, ka thënë Ivanoviq.

“Shqiptarët në Kosovë deri më tash nuk ia kanë dalë asnjëherë të zgjidhin asnjë situatë kritike”, ka thënë Ivanoviq duke shtuar se pushteti në Kosovë merret vetëm me veten vet, nuk reagon dhe ekstremistët këtë e shfrytëzojnë.

Kundër Oliver Ivanoviqit po mbahet procesi gjyqësor me akuzën për kimre lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999 dhe 2000.