“Izraeli inskenon incidentet”

Qeveria palestineze akuzoi forcat izraelite se po inskenojnë incidentet duke “vendosur thika   pranë palestinezëve që vret, në mënyrë që t’i shfaqë si sulmues”.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës u theksua se “një izraelit nëse bërtet pranë një palestinezi duke thënë ‘terrorist’, pa shikuar nëse është apo jo e vërtetë, palestinezi në fjalë goditet me armë pa menduar fare arrestimin e tij”.

Në deklaratën e bërë nga Ministria ndër të tjera theksohet: “Gjithmonë e njëjta thikë”. /Zëri/