Izraelitët e maskuar vrasin një palestinez në spital (Video)

Forcat e maskuara izraelite qëlluan për vdekje një palestinez dhe arrestuan një tjetër në një operacion në një spital në Uest Bank.

Më shumë se 30 izraelitë, disa prej tyre me mjekra false dhe një i maskuar si një grua shtatzënë në karrige me rrota, hynë në spital në Hebron gjatë natës.

Pamjet e spitalit ah-Ahli tregojnë izraelitët duke hyrë në korridor.

Më vonë ata dalin me të dyshuarin palestinez, 20-vjeçarin Azzam Shalaldeh, në një karrige me rrota.

20-vjeçari dyshohej për plagosjen e një izraeliti më 25 tetor.

Ai u arratis, edhe pse u qëllua nga viktima e tij.

Zyrtarët palestinezë thanë se një kushëri i Shalaldeh, 27-vjeçari Abdallah Azzam Shalaldeh u qëllua për vdekje në dhomën e spitalit.

Dhjetë izraelitë dhe dhjetëra palestinezë janë vrarë në trazirat e fundit. /mapo/