Ja bashkëpunimi që sjellin Bill Gates dhe Mark Zuckerberg

Bill Gates dhe Mark Zuckerberg kanë nisur një iniciativë të re globale që synon nxitjen e investimeve të sektorit privat në energjinë e pastër.

Zuckerberg njoftoi lançimin e Breakthrough Energy Coalition në faqen e Facebook të tij mbrëmjen e së dielës, përpara konferencës së ndryshimeve të klimës COP21 të kësaj jave në Paris, ku udhëheqësit e botës synojnë të arrijnë një marrëveshje për kufizimin e rritjes së temperaturave globale.

Techsot.Al raporton se Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, janë duke lançuar fushatën në partneritet me Gates; anëtarë të tjerë të organizatës përfshijnë CEO-n e Amazon Jeff Bezos, themeluesin e Virgin, Richard Branson, dhe drejtorin ekzekutiv të Alibaba Jack Ma.

Gates gjithashtu pritet të takohet me presidentin Barack Obama për njoftuar një program të veçantë të energjisë së pastër në Paris. I njohur si “Mission Innovatio”, nisma synon të dyfishojë investimet publike në kërkimin e energjisë gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas The Washington Post, nga një total prej 10 miliardë $ në $ 20 miliard. Nëntëmbëdhjetë Qeveritë kanë nënshkruar programin, duke përfshirë SHBA-në, Kinën, dhe Indinë. /techsot/